Vjen NJOFTIMI urgjent nga ARRSH për të gjithë shoferët, ja ç’do ndodhë nga dita e Hënë –

0
26


Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dalë me një njoftim pak më parë duke bërë me dije se nga dita e hënë do të hapet aksi linear nga rrethrrotullimi Shqiponja, te Pallati me Shigjeta, pjesë e Unazës së Madhe të Tiranës.

Autoriteti njofton se do të ketë ndryshime në qarkullim në këtë aks. Automjetet që do të vijnë nga autostrada Durrës-Tiranë, pas daljes nga Galeria 5, do të devijojnë majtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës kryesore majtas Loti 2. Duke shmangur kështu rrethin provizor tek “O-Zone” e duke vazhduar më pas pa ndërprerje drejt “Pallatit me Shigjeta”.

Për automjetet që do të kenë destinacion Yzberishtin, Bulevardin “Migjeni”, “Kombinatin” për një periudhë 2-javore nuk do të kenë ndryshime në qarkullim. Pas kësaj periudhe, do të kanalizohen në rrugën e re paralele të krahut të djathtë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here