E rëndë në Fier, 30-vjeçarja ndërron jetë gjatë lindjes së fëmijës





FIER

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në maternitetin e qytetit të Fierit.

Nga informacionet paraprake, bëhet me dije se një grua nga Mallakastra ka humbur jetën gjatë lindjes së fëmijës së saj.

Mësohet se bëhet fjalë për një 30-vjeçare e cila ka ndërruar jetë në spital, pasi ishte duke sjellë në jetë fëmijën e saj.

Familjarët e saj kanë pretenduar se stafi i spitalit ka bërë mjekim të pakujdesshëm.

Trupi i 30-vjeçares po i nënshtrohet autopsisë.

Mësohet se foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore.

Priten detaje të tjera në vijim, lidhur me këtë ngjarje të rëndë.

.





.

Share:

Author: adminrda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *