Femrat “ultimatum” Bashës: Po nuk mbajte fjalën do të të qepemi në Instagram dhe…





Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me gra profesioniste të fushave të ndryshme, ku bashkëbiseduan për çështje të ndryshme që shqetësojnë shoqërinë.

Kryetari Basha tha se prishja e ekuilibrave të shoqërisë, e ka zanafillën në 8 vite dështim dhe pa asnjë bilanc të një njeriu që politikën e përdor si një art mashtrimi. Bukuroshja e ekranit shqiptar, Inna Kollçaku, u shpreh se tek Basha shikon respektin që lideri demokrat ka ndaj gruas.

“Ky grupi këtu jam shumë e sigurt, por edhe salla se është goxha, nëse nuk e mban fjalën për të drejtat e grave do të të qepen aq keq në Instagram, do të të grijnë”, tha Kollçaku. Ky koment i saj solli të qeshura mes femrave që ndodheshin të ulura në tavolinë.

Sa i përket politikave që do të ndjek me ardhjen në qeveri, Basha tha së gjëja e parë që do të bëjë, është të ulë taksat dhe t’u kthej shtetin qytetarëve. Sipas tij, qeverisje konservatore me dimension njerëzor, është normaliteti duke garantuar barazinë para ligjit, konkurrencën e drejtë dhe ata që nuk konkurrojnë dot, të mos vdesin për bukë. Ai gjithashtu tha se këto të treja janë plotësisht të mundshme, por 8 vitet e fundit kemi marrë kthesën e gabuar.

Basha tha se beson tek racionalizmi si detyrim ndaj votuesit. Ai u shpreh se modeli që do të sjell në politikë, është ai i individit të fortë si hapi i parë real drejt europianizimit, ndërsa hapi i dytë është anëtarësimi i plotë në Bashkimin Europian. Kryedemokrati tha se edhe pse përdoret truku për t’i shitur zgjedhjet si garë mes dy personave, në të vërtetë zgjedhjet janë për zgjidhjet e munguara për qytetarët.

.





.

Share:

Author: adminrda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *