Kam udhetuar ne te ardhmen, djali pretendon se di fundin e botes






Një “udhëtar në kohë” pretendon se ka zbuluar ditën kur bota do të marrë fund. Në një video të publikuar në TikTok, ai zbuloi datën e saktë në të cilën njerëzimi do të rrafshohet dhe do të bëhet pluhur. “Fundi i Tokës është më 6 korrik 2788, nga një meteroid gjigant. Sidoqoftë, deri në atë kohë ne do kemi arritur të ndërtojmë civilizimin në Mars dhe shumë planetë të tjerë” -tha ai. Por ndjekësit e tij u treguan mjaft skeptikë në lidhje me këto parashikime.





Një komentues tha:

Kanë kaluar shumë data që ju keni thënë se diçka do të ndodhë dhe nuk ka ndodhur. Pse?
Një tjetër shkroi:





Askush nuk e di ditën, orën dhe vitin. Vetëm Zoti e di atë.
Kujotojmë se ky lajm vjen pak ditë pasi një burrë pretendoi pak a shumë të njëjtën gjë, ku deklaroi se kishte udhëtuar në kohë në vitin 2027 dhe u shpreh se nuk do të ketë asnjë njeri në tokë, pasi gjithçka do të jetë zhdukur pas 6 vitesh.





.

Share:

Author: adminrda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *