LAJM I FUNDIT/ Vjen lajmërimi, çfarë do të ndodhë ditët në vijim në Shqipëri, merrni masa


Java do të nisë me mot të qëndrueshëm me diell e vranësira hera herës mesatare e lokalisht të dendura.




Prej ditës së martë e deri ditën e enjte vendi do të jetë në ndikim të kalimeve frontale, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.




Kështu moti parashikohet kryesisht i vranët e hera herës me intervale kthjellimesh. Reshjet e shiut do të jenë të pranishme në intensitet të ulët e ndërsa të mërkurën në pjesën bregdetare e në veriperëndim edhe në formën e shtrëngatave me rrufe.

Dëbora do të rikthehet në male në verilindje. Prej së enjtes pasdite situata vjen në përmirësim.




Era do të fryjë nga juglindja e të mërkurën në mesditë kthen nga veriperëndimi mesatare e përkohësisht e vrullshme përgjatë brigjeve detare.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-5 ballë. /24news



.

Share:

Author: adminrda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *