“Duhet të shihen a janë normalë”, Genc Prelvukaj reagon ashpër ndaj dy shqiptarëve të cilët lëviznin me shpejtësi skëterrë në autostradë


Producenti dhe këngëtari i njohur Genc Prelvukaj ka reaguar ashpër ndaj lajmit të djeshmëm për dy shqiptarët e Kosovës të cilët lëviznin me shpejtësi marramendëse në Bypass-in e Fierit, në aksin Fier-Vlorë me automjetet e tyre luksoze BMW e Lamborghini. Megjithëse ecnin me 225 km/h, ata u gjobitën nga policia me vetëm 288.000 mijë lekë. Kjo gjë e ka revoltuar shumë Prelvukaj i cili përmes një statusi ka shprehur indinjatën e tij. Genci thekson se këta dy persona duhet të dërgohen për kontroll mjekësor, e të shihet nëse janë normalë.

“Këta duhet fillimisht të dërgohen në kontrollë mjekësore pastaj nëse rezultojnë normal të hapet proces gjyqësor dhe të zbatohen dënimet maksimale. Dy mije e treqind janë shumë pak.
I japin makinave (të cilat i paskan marrë me rent) 230km në orë, në rrugë të kufizuara në 80km. Shpërfillin policinë e Shqipërisë duke ikur dhe mos ndaluar në kontroll. Rrezikojnë për vdekje njerëz tjerë. Ironia është që shoferët ishin shqiptarë të Kosovës, rreth të dyzetave, me banim të përhershëm në Zvicër, të cilët i nënshtrohen me perpikmeri rregullave atje. Rruga e tyre për të ardhur bie nga Serbia ose Mali i Zi. Të provojne ti japin makinës atje në kete menyre dhe te ikin nga kontrolli i policisë! Turp i madh. Nderojnë rregullat e shteteve të huaja, ndër ta edhe të shteteve me armiqësi ndaj nesh dhe poshtërojnë uniformën e Shqipërisë dhe Kosovës, shtete prej nga janë me origjinë. Plus rrezikojnë fëmijet, gratë e burrat e gjakut të tyre”, shkruan ai./News31

.

Share:

Author: adminrda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *