“Mbajeni mend çfarë ndodh nesër!”, Noizy zbulon surprizat nga bashkëpunimi me Dhurata Dorën


Pritjes i ka ardhur fundi! Pasi konfirmuan bashkëpunimin nëpërmjet postimeve në Instagram dhe komenteve me njëri-tjetrin, Noizy dhe Dhurata Dora kanë bërë sot me dije se projekti i tyre muzikor do të publikohet më shpejt nga se e prisnim. Vetë reperi ka lajmëruar se nesër në 23:59 do të sjellë bashkë me këngëtaren videoklipin e “Mi Amor”. “ Nesër, 23:59 #MIAMOR, Mbajeni mend çfarë ndodh nesër”, shkruan Noizy teksa ka ndarë një pjesë nga klipi. Me aq pak sekonda sa mund të dëgjojmë, kënga duket tepër ritmike prandaj presim një super hit nga dyshja e artistëve nisur edhe nga sukseset e tyre individuale.

Kujtojmë se projekti i fundit i Noizyt është “Tunde”, i cili është pëlqyer shumë nga fansat dhe ka arritur 4.5 milionë klikime në dy javë. Ndërkohë ai i Dhuratës është bashkëpunimi me GIMS, “Only You” që ka arritur 41 milionë shikime në Youtube. /News31

.



Share:

Author: adminrda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *