(VIDEO) U kap duke thyer rregullat, Fation Kuqari në qendër të kritikave!


Ish-konkurenti i Përputhen, Fation Kuqari është vendosur ditën e sotme në qendër të kritikave. Shkak është bërë një video që ai ka publikuar në Instastory ku shihet tek drejton një mjet tip ‘Audi’. Ajo që ka tërhequr vëmendjen e shumë personave është shpejtësia me të cilën ai po drejton mjetin, 215 km në orë. Pak orë më vonë ai ka fshirë videon por ajo është ruajtur nga mediat.

Kjo vjen në një kohë kur aksidentet automobilistike në vendin tonë janë rritur frikshëm si pasojë e sjelljes së drejtuesve duke rrezikuar jetën e gjithë qytetarëve shqiptarë. Vetëm dy ditë më parë dy shqiptarët nga Kosova, njëri me ‘Lamborghini’ e tjetri me ‘BMW’, të cilët po udhëtonin me 225 kilometra në orë u ndaluan nga Policia. Rreth kësaj ngjarjeje e cila mund të kishte përfunduar edhe me pasoja fatale, ka shkruar gazeta zvicerane, Blick, ku ka zbuluar makinat ishin marrë me qera.

/News31

.

Share:

Author: adminrda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *