Komentet epike të njerëzve në Twitter pas videos live të Noizy-t dhe Stresit

Nëse ju kujtohet (sigurisht që ju kujtohet!) adoleshentët e një dekade më parë i takonin një bande të caktuar hip hop-i: OTR, TBA, Babastars etj. Në Shqipëri, Noizy vs Stresi ishte konflikti më i përhapur dhe siç shumë kujtojnë në Twitter, adoleshentët ziheshin me njëri-tjetrin se kush ishte më i miri. Sot, tashmë njëzet e ca vjeçarë, ata u zgjuan me lajmin se Noizy dhe Stresi janë pajtuar.

Ndonëse përflitej se marrëdhëniet mes tyre ishin qetësuar dhe secili shihte punën e vetë, një video live nuk ishte e pritshme.

Dikush bëri shaka duke e konsideruar një “miracle of freedom”.

“Zihesha me çunat për sherrin Noizy vs Stresi kur isha i vogël dhe sot u pajtuan,” shkruan dikush.

“Po ne kur do pajtohemi?” – pritej një postim i tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.