A është arratisur Adriatik Llalla nga Shqipëria? Gazetarët i bëjnë pyetjen blic, përgjigja e Avokatit të tij çudit vendin –

0
47


Avokati i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Sokol Hazizaj, ka dalë sot para mediave pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Posaçëm për të lënë në fuqi vendimin me 2 vite burg për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Avokati Hazizaj paralajmëroi se do ta çojë deri në Gjykatën e Lartë vendimin, duke e cilësuar atë të padrejtë.

Avokati Hazizaj nuk pranoi të japë asnjë detaj lidhur me vendndodhjen e ish-kryeprokurorit Llalla, duke thënë se nuk ka informacion se në cilin spital është shtruar ai.

“Jemi me gjykim të padrejtë. Di që Llalla është në spital, kaq di. Unë jam avokati i tij dhe jam këtu, para jush. Gjykata, edhe e Shkallës së Parë, edhe e Apelit, ka bërë copy paste të gjitha veprimet procedurale, asgjë tjetër. Do t’i ndjekim të gjitha hallkat, deri në Gjykatën e Lartë. Nuk e di ku ndodhet Llalla, nuk kam komunikim sa i përket anës shëndetësore të ish-kryeprokurorit, kam komunikim vetëm për anën procedurale”, tha avokati.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here