Aksident i rëndë në Berat, dy shoferët në gjendje të rëndë nisen me urgjencë drejt spitalit –

0
29


Një aksident është regjistruar në hyrje të qytetit të Kuçovës. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë përfunduar në kanalin pranë rrugës.

Mjetet, njëri tip “Benz” me targa BR 22 44 B dhe tjetri i tipit “BMW” me targa AA 529 JH, po udhëtonin në sense të kundërta dhe janë përplasur “kokë më kokë”.

Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë nxjerre nga mjeti “Benz” që përdundoi në kanal drejtuesin e tij dhe kanë njoftuar policinë.

Si rezultat i aksidentit janë plagosur rëndë dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, që po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit që paraprakisht mendohet të jetë shkaktuar nga një parakalim i gabuar i mjeteve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here