Aksioni i policisë për kapjen e tra/fikantit, v/ritet një polic

    0
    47

    Tregtari më i kërkuar i dr/ogës në Kolumbi dhe udhëheqësi i klanit del Golfo, Dairo Antonio Usuga, i njohur si Otoniel, u kap dje gjatë një operacioni të kryer nga forcat e ar/matosura.




    Një polic u v/ra gjatë aksionit, transmeton Gazeta Express. Kolumbia kishte ofruar një shpërblim deri në 3 miliardë pesos (rreth 800,000 dollarë) për informacion rreth vendndodhjes së Otoniel, ndërsa qeveria e SHBA-së kishte ofruar një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për të ndihmuar në gjetjen e tij.




    Departamenti Amerikan i Shtetit e përshkruan Otonielin si “shumë të ar/matosur dhe jashtëzakonisht të dh*nshëm”. Ai u bë udhëheqës pasi ishte një gueril i majtë.

    Karteli që ai drejtonte përbëhej nga ish-anëtarë të organizatave te/rroriste dhe përdorte dh*nën për t’i kontrolluar rrugët e trafikut të d/rogës, laboratorët e përpunimit të k/okainës, pikat e nisjes së skafeve dhe një pistë sekrete.




    Go/ditja më e madhe ndaj mafies së dr/ogës

    Sipas CNN, ky arr/estim është go/ditja më e madhe për ma/fian e dr/ogës në Kolumbi.

    Presidenti kolumbian konfirmoi arr/estimin e Otoniel në një fjalim televiziv drejtuar kombit.

    “E krahasueshme me rënien e Escobarit”




    “Kjo është e krahasueshme vetëm me rënien e Pablo Escobar në vitet 1990”, tha presidenti.

    “Otoniel ishte një nga tr/afikantët më të rrezikshëm të dr/ogës në botë, vr/asës policësh, ushtarësh, politikanësh, ai rekrutonte edhe të mi/tur”, shtoi ai duke e mbyllur fjalimin e tij me fjalët: “Për të gjithë kr/iminelët dhe tra/fikantët e dr/ogës: ose dorëzohuni, ose ne do të vijmë te ju.” /korrieri

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here