Balla: Në kuvend nuk do të hyjë më asnjë deputet i pavaksinuar

0
28


Kryetari i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka bërë me dije se Komisioni i kryetarëve të grupeve parlamentare ka rënë dakord që asnjë deputet i pavaksinuar nuk do të lejohet të futet në Kuvend.

Balla është shprehur se ky është një mesazh për të gjithë publikun për të mbrojtur nga Cvoid. Sipas tij të gjithë duhet që të respektojnë masat dhe vendimet e Komitetit të Ekspertëve.

“Ajo që dua të sqaroj është se pika më e rëndësishme që ka interes për publikun është që Kuvendi të vendosë një afat brenda së cilit në Kuvend nuk do të futet më asnjë deputet i pavaksinuar si një mesazh për publikun, nëse në bundestag dhe në parlamentin italian nuk futesh pa green passaport edhe këtu nuk duhet të futemi.

Shqipëria është në situatën e një pandemie urdhri përkatës i ministres së Shëndetësisë që buron dhe nga fakti i OBSH ku jemi dhe anëtare dhe kuvendi duhet të jet shembull për vendimet dhe respektimet që merr komiteti i ekspertëve”, ka thënë Balla.

.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here