Çdo gjë mes nesh ka marrë fund… –

0
25


Një ngjarje shokuese në mesë të Vlorë me pasojë plagosjen e një të reja nga ish-partneri ka shqetësuar opinion publik. Pak ditë pas ngjarjes, 20-vjeçarja Kostandina Zanaj ka folur për motivet që çuan shkodranin Fadil Likaj në këtë reagim të rrezikshëm.

“Çfarë ke për të më thënë pasi çdo gjë mes nesh ka marrë fund…!”, i është drejtuar vajza 30-vjeçarit, i cili më pas ka nxjerë nga çanta e tij një send që studentja, nuk e ka kuptuar se çfarë ishte, por e ka përshkruar me formë vezake dhe ngjyrë të errët të cilën ai e ka hedhur pranë Zanajt.

Studentja e frikësuar ka kërkuar ndihmën e stafit në lokal, ndërsa Likaj ka nxjerrë nga çanta një pistoletë, duke e qëlluar të renë në kokë me tytën e armës, raporton Ora Neës. 20-vjeçarja ka rënë përtokë e gjakosur dhe më pas është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Konstandina Zanaj nga goditja me armë ka pësuar një plagë në pjesën e kokës, por pa i shkaktuar dëme serioze. Autori i plagosjes Fadil Likaj është munduar të largohet me shpejtësi, por i ka rënë pistoleta në tokë dhe më pas është bërë i mundur edhe arrestimi i tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here