Certifikata e vaksinimit, Rama jep lajmin: Po punohet që të njihet si pjesë e integruar e sistemit të BE

0
44


Kryeministri Edi Rama gjatë inspektimit të qendrës shëndetësore nr. 1 në Tiranë, deklaroi se ndër të tjera, po punohet që të njihet certifikata e vaksinimit dhe në Bashkimin Evropian.

Ai gjithashtu, ftoi të gjithë studentët e mësuesit që të vaksinohen, pasi në të kundërt sipas tij, nuk mund të kthehen në auditore.

“Rritet interesi për vaksinimin AntiCovid gjatë muajit të hapur të vaksinimit masiv, teksa po punohet për njohjen së afërmi të certifikatës së vaksinimit, si pjesë e integruar në sistemin e Bashkimit Europian”, tha Rama.

Rama ndër të tjera shtoi se: “Kontrolli Mjekësor Bazë, është një tjetër program i shëndetit publik, qe ka rifilluar në çdo qendër shëndetësore, shumë i dobishëm për parandalimin e sëmundjeve kronike dhe monitorimin e pasojave post-Covid”.

Kujtojmë se muaji shtator është muaj i hapur i vaksinimit, ku cilido që është mbi 18 vjeç mund të vaksinohet. Ministrja Ogerta Manastirliu, theksoi se është vendosur si afat data 30 shtator, për vaksinimin e mësuesve, studentëve dhe mjekëve, për të krijuar kështu një mburojë vaksinale efikase.

.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here