Çfarë do t’i kërkojmë qeverisë menjëherë për popullin –

0
63


Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Në një dalje për mediat kreu i PD, Lulzim Basha u shpreh se synimi i tyre do të jetë që të kërkojnë me urgjencë nga qeveria që të ulen TVSH e ushqimeve.

Sipas kreu të selisë blu, Basha tha se ky vendim është një domosdoshmëri për qytetarët dhe duhet të bëhet sa më shpejt.

“Varfëria ekstreme po shërbehet nga rritja galopante e çmimeve, e bukës por edhe e ushqimeve në tërësi. E naftës, gazit, ujit. Ne nuk mund të rrimë në këtë situatë, ky është mentaliteti i një grupi që mendon vetëm për xhepat e vetë dhe të ortakëve të vetë. Për të sjellë një lehtësim për qytetarët shqiptarë grupi parlamentar i PD do të propozojë uljen e TVSH për mallrat ushqimore nga 20% në 6%.

Ky nuk është thjesht një propozim politik, por një hap i domosdoshëm për të ndihmuar njerëzit në nevojë ekstreme. Ky është edhe një veprim politik, me forcën që na kanë dhënë shqiptarët do t’i kërkojmë uljen e TVSH-së. Për të treguar që ky shtet edhe pse i grabitur, prapë së prapë e ka mundësinë dhe t’i shërbejë qytetarëve duke ulur menjëherë TVSH.

E dyta ka të bëjë me faktin se përse jemi në këtë parlament. Në funksion të kthimit të legjitimitetit, nga tre komisionet hetimore do të targetojnë masakrën zgjedhore, patronazhistët. Te keqpërdorimi dhe abuzimi me fondet e tërmetit. Komisioni tjetër hetimor do të merret me çështjen Bechetti, ku shqiptarvëe do t’i duhet të paguajnë 120 milion euro. Kjo do të hetohet, përgjegjësit do të dalin para shqiptarëve. E treta ka të bëjë me një çështje të mirënjohur për opinionin publik, që është çështja e inceneratorëve”, u shpreh ai.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here