Dalin rezultatet e para në Gjermani, ja si ndahet përqindja e votave mes dy partive kryesore –

0
38


Exit-pollet e para pas përfundimit të procesit të votimit në Gjermani, nxjerrin fituese të zgjedhjeve partinë socialdemokrate.

Sipas projeksioneve të para deri më tani, SPD ka marrë kryesimin me 25.5 % ndërsa partia e Angela Merkelit ka 24.5% të votave.

Të dy partitë kanë thënë se duan të formojnë qeverinë e ardhshme, teksa kandidati i CDU-CSU, Armin Laschet ka pranuar më herët rezultatin e dobët.

Në anën tjetër, kandidati i SPD-së, Olaf Scholz ka shprehur bindjen tek fitorja duke deklaruar se qytetarët gjermanë kërkojnë që ai të zgjidhjet kancelar i ardhshëm.

Ndërsa shpërndarja e vendeve në Bundestag, deri më tani është e tillë: CDU-CSU 197 vende dhe SPD me 202 vende.

Sipas mediave gjermane, të Gjelbrit ambientalistë janë në rrugën e duhur për të regjistruar rezultatin e tyre më të mirë ndonjëherë, të kryesuar për mbi 14% të votave. Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë (AfD) dhe Demokratët e Lirë (FDP) pro-biznesit po fluturonin rreth 11%. Partia Socialiste e Majtë është në 5%.

Ndërkohë kanë ardhur dhe kritikat e para ndaj partisë së Angela Merkelit. Një profesor i njohur i shkencave politike në Gjermani, është shprehur se rezultati paraprak është katastrof për Armin Laschet.

Sipas tij, në zgjedhjet e kaluara, nga exitpollet e para, partia e kryesuar nga Angela Merkel ka kryesuar gjithmonë me 40% të votave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here