Damian Gjiknuri mbledh strukturat e PS Shkodër, prezanton Edona Bilalin si koordinatore politike –

0
56


Prezantova sot ne Shkoder si koordinatore Edona Bilalin, e cila kam besimin se do ta beje me se miri kete pune. PS eshte ne nje tur jo vetem te prezantimit te drejtuesve te rinj politik, por ka hyre ne nje proces analize elektorale qe do ti sherbeje riorganizimit. Ne jemi parti qe nuk do presim zgjedhjet per te qene te organizuar, por gjate kesaj kohe do te bejme te gjitha organizimet per te qene gati per zgjedhjet vendore dhe ato te ardhshme parlamentare. Diskutimet jane te vlefshme pavaresisht pikepamjeve, e rendesishme eshte qe kemi fryme fituese dhe do e cojme perpara kete.

Dakortesia per ndryshimet territoriale qe kerkon Basha?

E ka thene edhe kryeministri, ne jeni te gatshem te ulemi e te dialogojme. Kjo nuk behet as me diplomacione e megafonit e as me deklarata per shtyp, por te ulemi ne tryeze sic kemi bere reformen zgjedhore me pare apo reforma te tjera. Kryemininistri e tha se pertej pikepamjeve te ndryshme si per reformen ne drejtesi apo qofte per ate territoriale apo zgjedhore, e mira eshte te filloje nje dialog. Dialogu zhvillohet ne institucione, PD eshte brenda tyre tashme, e mirepresim ne cdo kohe. Per permbajtjen eshte shpejt te flasim sepse eshte produkt i tryezes.

Misheron kjo klime ate qe thote Sali Berisha, pazar Rama – Basha?

Nuk dua te hyj ne akuzat qe kane ato me njeri tjetrin, eshte problem i tyre i brendshem, PS eshte gati te dialogoje me PD zyrtare, kushdo qe merr persiper ta perfaqesoje dhe do te shpreh interesat e demokrateve per ato qe ata mendojne te nevojshme. Por negociatat dhe politikberja zhvillohet institucione.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here