Gjirokaster, dy vellezrit behen bashke dhe rrahin gruan ne mes te lokalit

0
784

Një ngjarje e rëndë është regjistruar së fundmi në Gjirokastër. Dy vëllezër, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë dhunuar fizikisht ish-gruan e njërit prej tyre dhe kanë plagosur me mjet prerës një 33-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali.

Informacion paraprak:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër shpallën në kërkim shtetasit F. S. dhe G. S.(vëllezër) pasi këta shtetas gjatë mbrëmjes së datës 25.09.2021, në një bar-kafe në lagjen “18-Shtatori”, Gjirokastër kanë dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht shtetasen O. S.(ish bashkëshortja e shtetasit F. S.). Gjithashtu për motive të dobëta kanë qëlluar me mjet mprehës dhe dorezë hekuri shtetasin S. G., 33 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna intensive për kapjen dhe ndalimin e shtetasve F. S. dhe G. S.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here