Del bilanci ditor/ 10 persona humbin jetën, ja sa raste të reja u regjistruan

0
66


Vazhdon të jetë i lartë numri i qytetarë që kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur sot se, janë 10 qytetarë që kanë humbur jetën.

Ndërkaq janë 664 raste të reja të konfirmuara pozitiv.

Buletini ditor i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 4875 testime, 664 raste të reja, 10 humbje jete dhe 916 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 4875 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 664 qytetarë, në këto bashki:

215 raste në Tiranë, 54 në Fier, 40 në Sarandë, 34 në Lushnje, 33 në Shkodër, 31 në Durrës, 28 në Vlorë, 23 në Berat, 20 në Kukës, 17 në Elbasan, 16 në Krujë, 14 në Lezhë, 13 në Kamëz, 10 në Korçë, 9 në Pogradec, nga 7 raste në Kuçovë, Mallakastër, Dibër, nga 6 raste në Shijak, Gjirokastër, Këlcyrë, nga 5 raste në Poliçan, Delvinë, Kavajë, Kurbin, Malësi e Madhe, nga 4 raste në Vorë, Devoll, Gramsh, nga 3 raste në Tepelenë, Himarë, Has, nga 2 raste në Tropojë, Mirditë, Divjakë, Libohovë, Përmet, Skrapar, nga 1 rast në Librazhd, Peqin, Belsh, Dimal, Kolonjë, Memaliaj, Konispol, Fushë Arrëz, Pukë, Vau i Dejës.

Janë 11,945 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 214 pacientë, nga të cilët 26 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 10 qytetarë: 4 qytetarë nga Tirana të moshave 56-83 vjeç, 4 qytetarë nga Durrësi të moshave 68-82 vjeç, 1 qytetar nga Vlora 36 vjeç, 1 qytetar nga Fieri 60 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 866 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 152,780 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (25 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 664

Të shëruar në 24 orë 866

Të shtruar në spitale 214

Humbje jete në 24 orë 10

Testime ditore 4875

Testime totale 1,181,470

Raste pozitive 167,354

Raste të shëruara 152,780

Raste Aktive 11,945

Humbje jete 2,629

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5264

Fier 1168

Durrës 1127

Shkodër 1074

Vlorë 713

Elbasan 615

Lezhë 492

Berat 449

Korçë 323

Kukës 297

Gjirokastër 219

Dibër 204

.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here