Dëshmi rrëqethëse nga aksidenti: Djali me BMW parakaloi me 200km/h! Mami ka thyer të dyja këmbët, babi brinjët

0
778

Një aksident i rëndë me pasojë tre të plagosur është shënuar mëngjesin e sotëm në Fushë-Krujë. Në aksident janë përfshirë një makinë tip Benz ngjyrë gri dhe një makinë tip BMW në ngjyrë të zezë e cila është goditur nga pas nga një tjetër makinë tip Golf. Përkatësisht tek Benzi udhëtonte Shpëtim Qira në timon dhe bashkëshortja e tij Shpresa Qira.

Djali i të plagosurve ka folur ekskluzivisht duke deklaruar se faji iahte i djalit me BMW i cili ka hyrë në parakalim me një shpejtësi prej 200km/h. Ai thotë se paa aksidentit është larguar nga vendngjarja duke as mos u paraqitur në spital për të mësuar mbi gjendjen e të plagosurve. Ai deklaron se mamaja e tij ka thyer të dyja këmbët ndërsa i ati ka pësuar thyerje në brinjë.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here