E pazakontë/ Çifti përballet me ndodhinë e papritur, japin 15 mijë euro por ajo që iu ndodh na çuditi të gjithëve –

0
30


Një ngjarje e pazakontë i ka ndodhur një çifti rus në Shqipëri. Ata kanë bërë me dije se kanë dhënë 15 mijë euro kapar për një shtëpi në Durrës por pronari i ka nxjerrë jashtë pa paralajmërim.

Reagimi i plotë:

Ajo që ndodhi është se ne e duam shumë Shqipërinë dhe në fillim të këtij viti ne lindëm vajzën tonë dhe pas kësaj ne vendosëm të blinim një shtëpi dhe të qëndronim këtu për të jetuar. Pasi gjetëm një shtëpi që na përshtatet dhe filluam me procedurat për regjistrimin e kësaj shtëpie, pasi këtë kemi pasur në mendje, pra legalizimin, ne filluam të banojmë aty në marrëveshje me pronarët.

Mirëpo pasi dolëm një ditë, kur u kthyem, shtëpia ishte e  mbyllur me çelës dhe tani ne nuk mund të hyjmë më në të. Përderisa nuk hyjmë dot, pasi nuk mund ta hapim, as nuk mund t’i marrim të gjitha gjërat tona dhe t’i përdorim në shtëpi, edhe pse deri më 31 dhjetor të këtij viti, sipas kontratës, ne kemi të drejtë të jetojmë atje, teksa jemi duke pritur letrat për legalizimin e objektit.

Në muajin maj ne e gjetëm këtë shtëpi dhe kemi bërë një paradhënie, me shumën 15,000 €, të cilën ne e kemi në duar.

Pasi e noterizuam kontratën e kaparit tek noteri Albano Hidri në Durrës, pronarët e shtëpisë thanë që ne do të banonim në shtëpi dhe ata do t’i bënin letrat brenda dy muajve dhe pas kësaj ne do të paguanim të gjithë koston e shtëpisë.

Ne nuk e dimë se çfarë do pronari, kur edhe noteri tani hesht, por di që ne ende duam ta blejmë dhe paratë tona janë ende në bankë, pasi ne duam të blejmë një shtëpi. Ne, nga ana jonë, nuk kemi shkelur asnjë kusht të kontratës, ndërsa nga ana e tyre që nga dita e parë pasi ne ramë dakord, nuk mora asnjë letër, asnjë dokument të objektit të legalizuar.

Ne mbërritëm në mbrëmje. Të shtunën në mbrëmje, në orën 9 me një fëmijë të vogël dhe një shi të tmerrshëm. Kur erdhëm zbuluam se shtëpia ishte mbyllur. Nuk kishim çelësa, thirrëm policinë. Kur mbërriti policia, shkroi një akt që deklaronte se shtëpia ishte e mbyllur dhe pas kësaj ne shkruam të nesërmen protokollin për policinë e Kavajës.

Dhe kur pronarët na dhanë çelësat e shtëpisë, para së gjithash, na u desh’ të bënim një pastrim të përgjithshëm kolosal për më shumë se një javë, dhe sa i takon shtëpisë, pothuajse asgjë nuk ishte funksionale, as edhe një llambë, e jo më një pishinë. Kishin një tualet dhe lavatriçe. Ne i ndryshuam dhe rreguluam të gjitha me shpenzimet tona. Ne kemi të gjitha dokumentet se sa kemi paguar çdo muaj për energji elektrike, për mirëmbajtjen e pishinës, etj., shkurt, për një shtëpi që supozohej që ishte e jona, por që tani nuk e marrim dot më.

Tani të gjitha veprimet janë shkruar. Unë e dua Shqipërinë dhe dua të jetoj këtu për shumë vite. Isha shumë mirë këtu, prandaj kërkoj edhe një herë, që në këtë situatë që jemi, dikush të dëgjoi gjithçka dhe të kuptojnë se rasti ynë nuk do të ishte kaq i tmerrshëm për askënd si për familjen tonë, kështu që shpresoj që situata të zgjidhet. Ne vazhdojmë të kemi dëshirën për të blerë pasurinë tonë të patundshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here