“Gratë ulërinin, vëllai po ikte me makinë”. Dëshmitarët zbulojnë detaje shokuese nga ngjarja tronditëse: E qëlluan kur ishte duke…

0
862

Detaje të reja kanë dalë nga plagosja e 65-vjeçarit Faik Veliu nga vëllai i tijk Sami Veliu.





I plagosuri është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, pasi gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar.





Mësohet se 65-vjeçari ka marrë tre plumba, një në gjoks dhe dy në zonën e barkut dhe për këtë arsye ka pasur nevojë për një mjekim më të specializuar mjekësor.





Faik Veliu ishte duke ushqyer bagëtitë kur u qëllua nga vëllai i tij, i cili i kishte zënë pritë në derën e shtëpisë me kallashnikov. Arsyeja e kësaj plagosjeje, mbetet e paqartë.

Sami Veliu është vënë në pranga, por nuk ka rrëfyer ende shkakun për të cilin e ka plagosur të vëllanë.





Banorët e fshatit, të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë të plagosurit,  thonë se nuk kanë dijeni për konflikte mes dy vëllezërve.

“Lashë lopatën dhe pashë të vëllain që po ikte me makinë, gratë ulërinin. Atë po e nxirrnin i vëllai dhe nipi. E ndihmova dhe çuam në Lushnje.”, tha njëri nga banorët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here