E rëndë në Londër/ Vritet nga bashkëkombasi 36-vjeçari shqiptar

0
476

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Angli. Mediat vendase bëjnë me dije se një 36-vjeçar shqiptar i identifikuar si Ergys Koci ka mbetur i vrarë mbrëmjen e 21 shtatorit në West Green Road, N15. Në lidhje me këtë ngjarje policia ka arrestuar 42-vjeçarin Briken Quni i cili u paraqit ditën e sotme në gjykatë, por seanca ndaj tij do të mbahet më 28 shtator.

Policia u thirr rreth orës 22:00 të së martës, 21 shtator pasi trupi i një burri u gjet në një pronë banimi në West Green Road, N15. Kur policia shkoi në vendngjarje një 36-vjeçar u shpall i vdekur pasi kishte pësuar lëndime të shumta. Një ekzaminim post-mortor i kryer në Haringey Mortuary të Premten, 24 Shtator, vërtetoi se shkaku i vdekjes së Koci ishte trauma e fortë në kokë. Ai gjithashtu kishte pësuar disa plagë me thikë.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here