E tmerrshme çfarë bëjnë në qendrën e të moshuarve në Fier, punonjëset vjedhin ushqimet, u japin vetëm domate, kastraveca dhe qepë

0
88


Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e të hënës një skandal që ndodh në shtëpinë e të moshuarve në Fier, ku punonjës të saj vjedhin ushqimet e të moshuarve. Ndërsa të moshuarit përballen me mungesën e ushqimit, dritave dhe ujt.  Menuja e tyre është; domate, kastravec dhe qepë.

Në ambienetet ku jetojnë gratë e moshuara, dhomat e tyre janë të ndotura, fakt të cilin e ka deklaruar dhe drejtoresha e këtij institucioni. Po kështu, përkujdesi shëndetësor mungon për moshat e treta,  ndërsa të tjerë të moshuar lejohen të konsumojnë alkool në ambientet e kësaj qendre. Drejtuesja e  këtij institucinoni dhe punonjësja sociale në vend t’u mundësojnë ndihmë mjekësore të moshuarve  me mjekë,  ato ua vendosin vetë “diagnozën”.

Në Fiks Fare u ankuan dy të moshuar të këtij azili, pasi u vidhet sistematikisht ushqimi dhe për vaktin kryesor që është dreka hanë vetëm sallatë domate me qepë.  Ata kërkuan që të bashkëpunonin me Fiks Fare për të nxjerrë në pah problemet e tyre.

Në fillim ata xhiruan  një moment kur të moshuarit konsumojnë drekën dhe si ushqim kanë dy feta bukë  dhe një pjatë me domate e qepë.

Njëri prej tyre shihet në video se  i kërkon drejtoreshës së institucionit të vizitohet, pasi kishte dhimbje koke dhe i ankohet se kishte tre muaj që ajo e gënjente se do vinte mjekja.  Por në video ajo  shprehet se doktoresha është me leje dhe  nuk është problem se ai s’ka ndonjë sëmundje. Sipas drejtoreshës, zënka që ka pasur i moshuria me një shoqen e  tij në azil i ka shkaktur dhimje koke, pasi e ka përjetuar në mënyrë shumë stresuese.

Të njëjten gjë i ka thënë edhe punonjësja sociale ndërsa i ka kërkuar të rregullohet me shoqen   dhe do jetë shumë herë më i qetë.

Problematikë tjetër që ngrejnë të moshuarit përveç ushqimit dhe shërbimit mjeksorë, janë kushtet e azilit. Pasi u vidhen ushqimet ata janë të detyruar të gatuajnë në dhomat e tyre. Por edhe këtë drejtoresha ua ka ndaluar, pas një kontrolli që i është bërë azilit nga Tirana. ” Ambientet e grave ishin zhul zhul zhul ndaj nga sot e tutje askush nuk do gatuaj në dhomë, nesë doni shkoni hani në lokal” shprehet ajo para të moshuarve.

Pas disa ditësh investigimi, gazetarët e  Fiks Fare, kanë monitoruar punonjësit e kësaj qendre, ku hynin me çantat bosh e dilnin me çanta plotë. Ditën e fundit gazetarët mbërritën në këtë institucion në orën 5.00 të mëngjesit dhe pasi panë që punonjësit u futën në azil me çantat bosh, xhiruan  njërën prej punonjëseve të turnit të parë.  Në cantën e saj ajo kishte një qesë plot vezë të cilat i kishte marrë nga azili. Në momentin që donte të shmangte gazetarët iu thyen në tokë. Po ashtu nuk mungonin as perimet dhe ushqime të tjera duke vërtetuar kështu atë që pohuan të moshuarit.

Pas këtyre xhirimeve gazetarët takuan edhe drejtoreshën e kësaj qendre duke i deklaruar atë çfarë kishin xhiruar e vërtetuar. Në fillim drejtoresha u kërkon gazetarëve shkresë zyrtare. Pas denoncimit të rastit të vjedhjes nga njëra prej punotoreve, dretoresha u shpreh ” Unë i kontrolloj punonjësit kur lënë turnin, por në dijenin time nuk e di këtë fakt dhe si kam kapur në asnjë rast duke vjedhur. Nëse ju i keni kapur të veprojnë organet kompetente” përfundon ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here