E tmerrshme/ Detaje të reja, djali gjeti të vdekur nënën dhe babanë

0
483

Një krim i rëndë brenda familjes tronditi këtë pasdite fshatin Babunjë në Divjakë, ku burri Hekuran Rrasa vrau gruan e tij Fëllënxën dhe më pas veten. Ka qenë djali i çiftit, fëmija i vetëm i tyre, ai që ka gjetur prindërit e vdekur në banesë, dhe më pas ka njoftuar edhe policinë.

Burime nga blutë e Lushnjes bëjnë me dije se çifti nuk ka pasur probleme dhe zënka të mëparshme, ndërsa dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit. Policia njofton se ka gjetur në banesë dhe armën e krimit, dhe po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë.

Dëshmia e djalit pritet që të hedhë dhe më shumë dritë për ngjarjen, nëse ka qenë në dijeni të konflikteve të mëparshme të prindërve të tij.

Njoftimi i Policisë:

Në fshatin Babunjë, Divjakë, dyshohet se shtetasi H. Rr., 58 vjeç, ka vrarë me armë gjahu në banesë bashkëshorten e tij, shtetasen F. Rr., 45 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here