Gazetari Artan Hoxha bën paralajmërimin e fortë, ja cfarë thotë

0
585

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka reaguar pas caktimit të dy prokurorëve që do të hetojnë dosjen 184.

Kjo, pasi dosja 184, me përgjime dhe akte të cilat hetuan korrupsionin në zgjedhjet e pjesshme të mbajtura në 2016-ën në Bashkinë e Dibrës, nga Krimet e Rënda u transferua në Dibër.

Në një postim në rrjetet sociale, gazetari Hoxha shkruan se “Pas 5 ditesh mbushen plot tre vite nga momenti kur kjo dosje u protokollua me numrin 184 ne rregjistrin e prokurorise dhe prokurori Gentian Trenova urdheroi pergjimet e specialisteve te “termetit” te votave ne Diber.

Prokurore “te lehte” te Dibres, mbase nuk ka nevoje te ecni ne rruge te pashkelura, pasi prokuroret “e rende” te Tiranes, e kane krijuar tashme precedentin.”

Më tej, gazetari kujton dosjen 978, ku Ilir Meta është kapur në përgjime me një biznesmen, të cilit i kërkon 200 mijë euro. “E mbani mend cfare ju kam treguar per dosjen e famshme 978, qe nisi si hetim per pastrim parash ne shuma te medha dhe rastesisht kapi ne pergjim peshkaqene qe blene mandate deputetesh me shuma te majme prej 200 mije eurosh.

Pasi dosja u pushua dy here nga prokuroria, gjykata urdheroi asgjesimin e pergjimeve dhe zhdukjen e provave ku kishte ngelur zeri i peshkaqenit dhe lidhjeve kriminalo-mediatike te tij.

Por kur zullumi nuk mbulohej dot me vendime pushimi te hetimeve, u vendos rihapja per here te trete dhe arrestimi i cironkes qe kishte mbetur ne rrjet. Provat per te kishin harruar ti “fshihnin”.-shkruan Artan Hoxha.

Më tej, ai paralajmëron se edhe dosja 184 do të ketë të njëjtin fat si dosja 978. “Prandaj, o burra luani duart, asgjesoni pergjimet si te 978-ta, ne mos i kane asgjesuar ata koleget tuaj “te rende” ne Tirane.

Gjeni nja dy cironka lumi dhe ngordhini ne burg. Me kaq dosja mbyllet, plani realizohet, dhe per “babloket” …..jeta vazhdon.”-thekson Artan Hoxha.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here