Gjendet i pajetë një shqiptar në Londër

0
132


Një 36-vjeçar shqiptar, Ergys Koçi është gjetur i pajetë në Haringey të Britanisë së Madhe.

Detektivët që po hetojnë rastin dhe kanë ndaluar një burrë për ngjarjen.

Bricken Quni, 42 vjeç, pa adresë fikse, u akuzua të Premten, 24 Shtator për humbjen e jetës së 36-vjeçarit.

Policia u thirr rreth orës 22:00 të së martës, 21 shtator, pasi trupi i Koçit u gjet në një shtëpi në Haringay.

36 vjeçari, nga Haringey, u shpall i pajetë në vendngjarje.

Ai kishte pësuar lëndime të shumta.

Një ekzaminim pas vdekjes zbuloi se shkaku i vdekjes ishte trauma në kokë si dhe kishte disa plagë me thikë.

Prej vitit 1998 në lagjen Harringay në veri të Londrës jeton një komunitet i madh shqiptarësh.

Po në këtë lagje vitet e shkuara nuk kanë munguar vrasje mes emigrantëve shqiptarë të përfshirë në kriminalitet. /TCH

.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here