Habit Biden me deklaraten e fundit/ Do t’i shpall “Non Grata” të gjithë ata që…

0
550

Pres.identi amerikan Joe Biden nënshkroi urdhër ekz.ekutiv me të cilin zgjerohet gama e masave të jashtëzakonshme lidhur me rajonin e Ballkanit Perëndimor, i cili përfshin edhe ngrirje të pasurisë dhe ndalesë për hyrje në SHBA për personat të cilët punojnë kundër Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes së Ohrit dhe zbatimit të tyre dhe e minojnë paqen dhe bashkëpunimin rajonal.
“Unë, Joe Biden, president i SH.BA-së, e zgjeroj gamën e gjendjes urgjente të shpallur me Urdhrin ekzekutiv 13219 nga 26 qershori i vitit 2001 (Ngrirje të pasurisë për personat të cilët i rrezikojnë përpjekjet ndërkombëtare për stabilizim të Ballkanit Perëndimor), të saktësuar me Urdhrin ekzekutiv 13304 nga 28 maji i vitit 2003 (Ndërprerje të gjendjes urgjente lidhur me Jugosllavinë dhe modifikimin e Urdhrit ekzekutiv 13219 nga 26 qershori i vitit).

duke e shqyrtuar gjendjen në terri.torin e ish Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë dhe në Republikën e Shqipërisë (Ballkani Perëndimor) dy dekadave të kaluara dhe duke e përfshirë minimin e marrëveshjeve të pasluftës dhe institucioneve pas shpërbërjes së ish RSFJ, si dhe korrupsionit të përhapur në qeveri dhe institucione të ndryshme në Ballkanin Perën.dimor, të cilët e vështirësojnë përparimi drejt sundimit efektiv dhe demokratik dhe integrim të plotë të rajonit në institucionet transatlantike dhe për këtë paraqesin kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të SH.BA-së”, theksohet në Urdhrin ekzekutiv.

Me dekretin, Biden ka urdhëruar sanksionim të cilitdo person për të cilin Ministria e Financave në konsultim me Departamentin e shtetit ka konfirmuar se “është përgjegjës apo pjesëmarrës direkt apo indirekt në aktivitete ose politika që kanë rrezikuar paqen, sigurinë, stabilitetin” ose integritetin terri.torial të çfarëdo sfere ose shteti të Ballkanit Perën.dimor dhe i minon proceset dem.okratike ose institucionet në rajon”.

“Bëhet fjalë për persona të cilët, janë përgjegjës apo pjesëmarrës direkt apo indirekt, në prishje apo në aktivitet që e pengon apo është kërcënim për implementim të çdo sigurie rajonale, paqësore apo marrëveshje për bashkëpunim apo marrëveshje kornizë lidhur me Ballkanin Perëndimor, duke i përfshirë Marrëveshjen e Prespës të vitit 2018, Marrëveshjen e Ohrit të vitit 2001, Rezolutën 1244 të KB-së, Marrëveshjen e Dejtonit, konkl.zionet e Këshillit për Zbatimin e Paqes të mbajtur në Londër në dhjetor të vitit 1995, duke i përfshirë edhe ven.dimet apo konkluzionet të përfaqësuesit të lartë, Këshillit për Zbatimin e Paqes apo këshillin e tij drejtues, Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë apo lidhur me ish Jugosllavinë, Mekanizmin për tribunale penale”, theksohet mes tjerash në urdhër.
Më masat ndëshkuese do të përfshiheshin edhe persona që janë përgjegjës për “shkelje serioze të të drejtave të njeriut” të përfshirë në korrupsion në rajon përfshirë edhe shpërdorim të mjeteve publike, tjetërsim të pronës private për interes personal ose për qëllime politike apo mitë”.

Siç njoftoi Shtëpia e Bardhë, ajo rregullore mundëson edhe sank.ionimin e aktorëve të përfshirë në “shkeljet ose aktivitetet që parandalojnë ose rrezikojnë zbatimin e çfarëdo marrëveshje për siguri rajonale, paqe, bashkëpunim ose njohje reciproke, kornizë ose mekanizëm lidhur me Ballkanin Perëndimor”
Personat të cilat përmbushin një apo më shumë nga këto kritere u ndalohet hyrja në SHBA, sepse kjo është në kundërshtim me interesat amerikane.
Presi.denti Biden e obligon sekr.etarin ame.ikan të shtetit ta implementojë këtë urdhër, në pjesën që ka të bëjë me lëshimin e vizave për hyrje në SH.BA, si dhe sekre.tarin për siguri të brendshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here