Habit Biznesmeni Pecorelli: U zhduka se po kërkoja thesarin e…

0
332

Biznesmeni Davide Pecorelli, i cili tetë muaj më parë sajoi historinë e vrasjes së tij në afërsi Pukë, ka folur për autoritetet italiane dhe ka zbuluar detaje nga historia misterioze e tij.

Ngjarja se ai ishte vrarë dhe djegur në Pukë, shkaktoi bujë të madhe si në vendin tonë ashtu edhe në Itali dhe për të nisën hetime të thelluara. Por, tani që ai u zbulua se është gjallë, gjërat po marrin rrjedhë tjetër.

Ai u gjet në det në bordin e një gomoneje para pak ditësh në ishullin Montekristo. Pecorelli kishte edhe një hartë me vete, një kazmë dhe një lopatë me qëllim për të kërkuar thesarin e njohur. Në hartë tregoheshin disa pika të ishullit Montekristo, por kërkimet për gjetjen e tij u ndërprenë pasi iu prish gomonia.

Gjithashtu Davide Pecorelli rrëfeu dje se kishte kaluar një kohë të gjatë në një komunitet priftërinjsh në Medjugorje të Bosnje-Hercegovinës dhe se në Shqipëri kishte kryer edhe shkelje penale.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here