I bëri pyetjen tendencioze dhe tronditëse/ Alketa Vejsiu ‘vë duart në kokë’ dhe i përvishet mirë ndjekëses –

0
107


Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu prej kohësh ndodhet në Londër ku nuk ka kursyer fotot dhe videot në rrjetin social Instagram.

Ky udhëtim i moderatores ka ngritur shumë dyshime nëse do të qëndrojë për të jetuar në Londër apo nëse ka shkuar vetëm për të kaluar disa ditë pushimi. E pyetur për vendimin që ka marrë, Alketa tha: “Për një kohë të gjatë do të jetoj mes Londrës dhe Tiranës tani. Po s’rri dot pa Tiranën, se aty kam biznesin, punët, televizionin, familjen, kolegët, miqtë! Kështu që, kudo që iki, nuk iki për fare!”.

Vejsiu zbuloi se ky udhëtim është bërë edhe për shkak se vajza e saj ndjek shkollën atje. Mirëpo edhe vetë artistja ka vendosur që të studiojë në Londër. Alketa tha se këshilla që i jep gjithmonë vajzës së saj është: “Të bëhet një njeri i mirë!”.

Ndërsa arsyeja pse nuk publikon portretin e djalit dhe vajzës në rrjetet e saj sociale, moderatorja shkroi: “Mendoj që i mbroj kështu! Kohë të vështira!”.

Mes pyetjeve të shumta ishte edhe një në lidhje me paratë që shpenzon Alketa kur del për shopping.

“Sa shpenzon Alketa në shooping? Femrat e suksesit a duhet të jenë kursimtare?”, ishte pyetja që iu drejtua, së cilës Veksiu iu përgjigj: “Edhe fitoj edhe shpenzoj! Përpiqem mos shpërdoroj.

Kam një ngopje nga shopping-u dhe tani blej veç për kënaqësi gjëra që bëjnë diferencën! Nuk blej veç HEnd Brands, madje në dyqanet që kam zbuluar nga vajza ime që janë shumë ekonomike, blej gjërat që të bëjnë të dukesh cool dhe trendy!”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here