“I thashë mes nesh ka marrë fund”, flet vajza në Vlorë

0
88


Një ngjarje e rëndë ndodhi dy ditë më parë pasi një 30 vjeçar nga Shkodra tentoi t’i merrte jetën të dashurës së tij në Vlorë.

Studentja 20-vjeçare e identifikuar si Kostandina Zanaj ka rrëfyer motivet e ngjarjes dhe si shpëtoi nga i riu Fadil Likaj dy ditë më parë në Vlorë.

Ajo ka thënë se Likaj e ka pla gosur pasi kjo e fundit e kishte refuzuar për lidhjen mes tyre.

“Çfarë ke për të më thënë pasi çdo gjë mes nesh ka marrë fund…!”, i është drejtuar vajza 30-vjeçarit, i cili më pas ka nxjerë nga çanta e tij një send që studentja, nuk e ka kuptuar se çfarë ishte, por e ka përshkruar me formë vezake dhe ngjyrë të errët. të cilën ai e ka hedhur pranë Zanajt.

Studentja e frikësuar ka kërkuar ndihmën e stafit në lokal, ndërsa Likaj ka nxjerrë nga çanta një pisto letë, duke e qëlluar të renë në kokë.

20-vjeçarja ka rënë përtokë dhe më pas është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Ndërsa në dëshminë e tij 30 vjeçari është shprehur se donte vetëm ta trembte vajzën.

.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here