“Ika nga fshati për të studiuar në Tiranë dhe fillova të punoj pro*titutë për të blere ushqime, tani po jetoj si princeshe

0
574

Unë që po e shkruaj këtë histori jam një vajzë nga fshati, por që prej 4 vitesh jetoj në qytet. Erdha në Tiranë për studime dhe nuk e kam në plan të largohem, sepse kryeqyteti është parajsa krahasuar me fshatin tim të vogël dhe të prapambe tur. Përveç kësaj, familja ime është shumë e va rfër. Ne ishim tre fëmijë, unë e madhja, motra dhe vëllai më i vogël. Prindërit fitonin shumë pak dhe ne kishim lekë vetëm për gjërat kryesore.

Ama unë ins istova shumë të vija në shkollë të lartë, sepse ndryshe e dija që do të mbetesha në fshat dhe jeta ime do të ishte t merr. U premtova prindërve që do të mbuloja vetë të gjitha shpenzimet dhe nga ata nuk do kërkoja asgjë. Dhe e mbajta fjalën. Madje jo vetëm përb alloj jetën vetëm këtu, por i ndihmoj edhe ata. Dhe si e bëj? Duke punuar! Çfarë pune? Punë që për dikë mund të quhet e pande rshme, ndërsa për mua është shumë e ndershme për sa kohë nuk i bëj keq kujt. Unë punoj pr o s ti tutë.

Mos mendoni se unë nuk e kam paragj ykuar këtë punë. Mos mendoni se nuk kam pasur edhe unë ëndrra, ku bëhesha princeshë apo njeri i suksesshëm. Por mos mendoni se të gjithë kanë mundësi të zgjedhin fatin e tyre. Mos mendoni se të gjithëve u jepen mundësitë që të arrijnë aty ku duan.

Dhe po i kthehem historisë time, që nga momenti kur erdha në Tiranë. Kisha menduar të mësoja shumë, të gjeja ndonjë punë me kohë të pjesshme që të përba lloja jetën e përditshme, por shumë shpejt e kuptova se ato që kisha në mendje ishin vetëm ëndrra të parea lizueshme. Gjëja e parë që bëra kur erdha në Tiranë, akoma pa filluar mirë shkolla, ishte të merrja gazetën “Çelësi” dhe të shikoja për punë.

Mundësitë që më përshtateshin mua ishin vetëm shitëse apo kameriere, sepse që të jem e sinqertë nuk kisha ndonjë aftësi të veçantë, sapo po filloja shkollën e lartë. Megjithatë, mendova se edhe një punë e tillë ishte e mjaftueshme për të përballuar vitet e shkollës. Por isha gabuar. Fillova punë si shitëse dhe rroga e parë iku vetëm për të blerë librat e shkollës. Me pak fjalë, nuk dilnin lekët as për të mbushur barkun me bukë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here