Italiani qe u mendua i vd*ekur ne shqiperi, ja ku i gjeti kockat qe vuri ne makine pasi i vuri flaken makines

0
1022

‘Pas ringjalljes’ së biznesmenit Davide Pecorelli, kanë filluar të zbardhen detaje nga skenari që përdori ai për të bindut gjithë opinionin publik, familjen dhe Policitë e Italisë dhe Shqipërisë se ishte djegur brenda makinës së gjetur në Pukë 3 muaj më parë.

Mësohet se kockat e gjetura në makinën e djegur të cilat u hetuan fillimisht si të Pecorellit, janë marrë nga një varrezë e vjetër për të bindur policinë dhe të afërmit se ai ka vd*ekur.

Shkak i këtij inskenimi gati-gati kinematografik dyshohet të jenë bërë borxhet që kishte Pecorelli në Itali ku disa nga bizneset e tij kishin falimentuar dhe synonte që përmes kësaj skeme të përfitonte siguracionet e jetës.

Vitet e fundit ai lëvizte mes Italisë dhe Shqipërisë, ku ishte lidhur me një grua shqiptare më të cilën kishte edhe një fëmijë. Ndërkohë mediat italiane bënë me dije mëngjesin e sotëm, se ai ka folur në telefon me ish-gruan pasi u gjet në brigjet e Livornos në një gomone , në anën e kundër të shtetit shqiptar prej ku kishte humbur gjurmët 8 muaj më parë.

Kjo duket të qenë pjesë e strategjisë së tij për t’u larguar prej hetuesve të cilët prej kohësh po hetonin në disa pista për “vra*sjen”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here