Kafja tashmë ka shije të hidhur… –

0
104


Pas humbjes së mamasë, moderatorja Jonida Shehu ka folur sot në emisionin  “A je për një kafe” ku ka drithëruar me fjalët e zgjedhura teksa tha se prej një muaji dhe kafja i duket e hidhur.

“Jam akoma në vorbullën e një ngjarjeje të hidhur. Prej një muaji çdo kafe që pi, për mua ka shije të hidhur dhe nuk e di edhe për sa kohë do vazhdoj të pi kafe që kanë shije të hidhur.”- tregon ajo kur i duhet të ndalet tek një ndarje e papritur nga jeta e mamasë.

Shehu mundi të përballojë emocionet, ndërsa kujton rutinën e mëngjeseve, bisedat, kujdesin për të bijën Kristal që tani i mungojnë. Me shumë thjeshtësi ajo përpiqet të përtypë një dhimbje kaq të madhe, kur thotë se në këto momente kthehesh në atë fëmijën e vogël që nuk e mendon gjatë e përplas këmbët për gjërat që i do, pastaj kujtohesh se je e rritur e bëhesh më e përgjegjshme.

Më tej ajo ka treguar dhe raportin e “ngushtë” që ka me kafenë sa me humor thotë se çudi si u shpëton gjobave të policisë pasi e pi teksa nget makinën.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here