Këmbanat po bien për… –

0
40


Gazetari Blendi Fevziu ka bërë paralajmërime të forta në emisionin “Breakin”, ku ka deklaruar se këmbanat për largimet e shumë liderve politikë po bien. Fevziu theksoi se përplasjet mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës janë një këmbanë për largimet e shumë liderëve politikë.

“Kambanat për largimet e shumë liderëve politik po bien. Berisha e ka shumë e vështirë të rikthehet edhe nëse do mbledh votat ai ka kundër ambasadën amerikane. Një rast kur ka rënë kryetari ka qenë në rastin Meta dhe Majko. Kjo opozitë është e dobët ka humbur disa zgjedhje rresht, opozita nuk ka kryer funksionet e saj.

Basha duhet ta çonte në votim këtë vendim të tij, duhet të bënte një përpjekje me Berishën duke folur. Mbas kaq shumë vitesh unë i thashë dhe Berishës se më në fund Basha e mori një vendim. Rama nuk e ka një prerje për të qenë lider edhe pse ka fituar 3 palë zgjedhjesh radhazi”, tha Fevziu.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here