“Kërcet” thika në Shijak/ Përplasen dy makina, më pas zihen shoferet

0
208

Një sherr me thika ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shijak, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, bëhet me dije se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, por mesa duket situata ka degjeneruar në dhunë dhe përleshje fizike mes pasagjerëve të automjeteve.

Njoftimi i Policisë së Shijakut:

Më datë 25.09.2021, rreth orës 20:55, në Shijak, janë përplasur dy automjete me drejtues shtetasit V. Ç., dhe K. D., vetëm dëme materiale. Në vendin e ngjarjes shtetasi M. K., është konfliktuar dhe ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin Sh. Ç., (të afërm të drejtueseve të mjeteve të përfshirë në përplasje). Shtetasi Sh. Ç., ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here