Lajm i fundit/ Vendimi i fundit, Plasin protestat në Shkodër, zbulohet ç’ka ndodhur aty

0
70


Sot ka nisur viti i ri shkollor. Por kjo ditë në Shkodrër ka qenë ndryshe. Prindër dhe nxënës të klasës së tretë D kanë protestuar duke bojkotuar procesin mësimor pasi kjo klasë është shkrirë pasi ka vetëm 19 nxënës duke mos plotësuar kuotën prej 30 nxënësish që nevojitet.

Prindërit e nxënësve refuzojnë shkrirjen e kësaj klase dhe shpërndarjen në klasat e tjera të treta.

Ndërkohë, mësuesja Nineta Zadrima thotë se ky ndryshim në klasën e tretë është bërë jashtë afateve të përcaktuara.

Mësuesja renditet e dyta për nga pikëzimi brenda shkollës “Ismail Qemali” dhe e para ndër mësuesit e klasave të treta dhe shkrirja e klasës thotë ajo bëhet në kundërshtim me çdo udhëzim ligjor.

Prindërit thonë se nuk do të kthejnë fëmijët në shkollë deri sa kërkesat e tyre të merren parasysh. Në rastin më të keq, ata do t’i shpërngulin fëmijët në një shkollë tjetër. Drejtorja e ZVA Shkodër Sindis Kopliku u shpreh se lidhur me këtë rast është respektuar ligji.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here