Ledri në ‘Big Brother’?! Ja çfarë thotë Sara…(VIDEO)

0
32


Mbrëmja e së premtes në “Big Brother Vip” do të mbahet mend gjatë pasi momenti romantik mes Bora Zemanit dhe Donald Veshajt ishte një ndër ata që rrallëherë ndodhin në televizion.

Madje dita e djeshme iu dedikua vetëm dyshes në të gjithë Shqipërinë, ku “Mirëmëngjes, Mirëdita, Mirëmbrëma dhe Natën e Mirë” iu kushtuan vetëm atyre, gjë që u përhap dhe nga personazhet e njohur të ekranit.

Kësaj “zhurme”, nuk i ka shpëtuar as Sara Hoxha, partnerja e Ledri Vulës.

Ajo ka zhvilluar një intervistë virtuale ku ka pyetur nëse ka ndokush ndonjë pyetje tjetër përveç atyre për “Big Brother” dhe më pas u duk se sërish tema vërtitej rreth këtij “reality show”.

E pyetur nëse do e linte Ledrin të bëhej pjesë e “Big Brother VIP”, ajo ka dhënë si përherë një përgjigje epíke.

“Me këtë që na bëri Bora, patjetër që po”, shkruan Sara me humor.

Kujtojmë se gjatë momentit të takimit të dyshes në “BBV” Donaldi gjatë gjithë kohës e shihte në sy e më pas e puthi.

ora tha se këtë gjë se kishin bërë në publik as kur ishin çift.

Më pas Donaldi e pyeti se a do dhe ajo u vu në síklet , ndërsa ai i tha se e do. Në fund ajo i tha se do e presë.



Source link

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here