“Luigj Gurakuqi”, Universiteti që po tkurret me shifra të frikshme. Të gjithë heshtin ndersa degët po mbyllen! –

0
37


Ne 11 tetor universitetet do te hapin dyert per te pritur studentet per vitin e ri akademik. E ndersa ditet afrojne dhe kane mbetur edhe dy jave nga ky proçes, hije te erreta e kane mbuluar universitetin “Luigj Gurakuqi” te Shkodres, i cili po rrezikon te nise nje nga vitet me te veshtira akademike. Regjistrimet po deshmojne se numri i studenteve ka ardhur ne renie dhe te pakten nje pjese e madhe e degeve po rrezikojne te hapen, pasi numri i te rinjve nuk i kalon ne disa prej tyre as 5 studente, e ne te tjera 10-15. Krize qe arsyet i ka te shumta e mes tyre edhe problematikat e brendshme te menaxhimit te universitetit qe jane kaluar ne heshtje nga drejtuesit.

Deget si fizika, matematika, bio-kimia rrezikojne mbyllje e plote, ne krize jane edhe italishtja, gjeografia dhe historia e letersia. Perhere e me shume studentet po ju largohen ketyre degeve, ndersa tkurrje ka edhe tek ekonomiku apo juridiku. Deget e vetme qe nuk kane krize jane ato te shendetesise, sepse te gjithe duan nje profesion qe ju mundeson ikjen nga Shqiperia. Studentet jane dyndur ne infermieri, mami, fizioterapi, duke e pare si nje pasaporte punesimi ne Europe.

Por me skandaloze kete gjendje e ben heshtja e titullareve te universitetit, ata te cilet nuk po artikulojne asnje gjysme fjale per ate qe po ndodh me nje nga universitetet me te medha e te vjetra te Shqiperise. Nga nje pike referimi per veriun e me gjere, “Luigj Gurakuqi” eshte kthyer ne perendimin universitar, ku studentet sa vijne dhe tkurren, duke e zhytur ne krize. As drejtuesit dhe as pedagoget nuk flasin, sepse nje pjese e madhe e tyre jane problemi i kesaj degdisje, me sjelljen e tyre absurde, rryshfetet e menaxhimin skandaloz te moduleve ne keto vite.

Ne periudha te caktuara madje universiteti u kthye ne godinat ku aq sa kishte studente kishte edhe sekser, qe shpejtonin te benin kumbarin me pedagoget per te kaluar lendet. Nje pjese e madhe po lan borxhin e asaj qe mbollen, duke i dhene nje goditje fatale edhe Shkodres, e cila ka me shume se askush nevoje per universitetin. Jane diku mbi 7 mije studente me pak ne keto vite qe ne nje matematike te thjeshte, i bie miliona para te ikura nga ekonomia lokale./ShkodraNews

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here