Makina merr para të riun, niset me urgjencë drejt spitalit

0
104


VLORË

Një ngjarje rrugore ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku ka mbetur i lënduar një këmbësor.

Sipas informacioneve paraprake nga Policia e Vlorës, aksidenti ndodhi në orën 19:15, në vendin e quajtur Ura e Gjormit, ku një automjet, me drejtues shtetasin S. G., 30 vjeç, ka marrë para këmbësorin me iniciale R. S, 34 vjeç.

I lënduari është dërguar në spitalin e Vlorës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Për më shumë informacione, lajme të përzgjedhura foto dhe video interesante, ju ftojmë të na ndiqni edhe në faqen zyrtare të meganews.al në Instagram, një tjetër mënyrë për të qenë në kontakt me gjithësecilin prej jush. Instagram: @meganews.al

.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here