Mbaron benzina në Britani të Madhe, rradhë e “paparë” automjetesh në karburante

0
112


Dyndje të mëdha makinash janë parë 2 ditët e fundit në Britani të Madhe.

Shkak për këtë është bërë mungesa e benzinës në karburante.

The Guardian shkruan se nuk është benzina ajo që mungon, por janë punëtorët e kualifikuar për të ngarë autmojete që transportojnë benzinën.

Ky fakt ishte paralajmëruar nga ekspertët ndërsa nevoja për punëtorë të tillë është jashtëzakonisht e madhe, pasi benzina nuk po arrin të shpërndahet nëpër pika karburantesh.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos panikosen, por përtej kësaj, rradhë të gjata autmojetesh janë parë në çdo pikë karburanti në të gjithë vendin.

Britani e madhe ka aktualisht nevojë urgjentisht për 100 mijë shoferë që janë të aftë të ngasin automjete të tilla dhe të zotërojnë një test HGV, i nevojshëm për të bërë diçka të tillë.

Nuk dihet sa do zgjasë kjo krizë.

.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here