Mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve, zbulohen dy bashkitë me më shumë të vaksinuar

0
43


Mesditën e sotme është mbledhur Komiteti Teknik i Ekspertëve për të folur mbi situatën e Covid në vendin tonë.

Shefja e ISHP, Albana Fico theksoi se vaksinimi është një aspekt kryesor i punës së tyre. Fico iu bëri thirrje kryesisht studentëve dhe të gjithë arsimtarëve, që të vaksinohen sa më parë, meqë pritet edhe hapja e shkollave.

“Po vijojnë vaksinimet në qëndrat shëndetësore, ne akoma vijojmë të jemi në muajin e hapur të vaksinimit. Është e rëndësishme që ky muaj të bëhet edhe më i rëndësishëm sepse fillojnë shkollat. Ftojmë të gjithë studentët, arsimtarët, e të gjithë ata që duhen vaksinuar, që të shkojnë pranë qendrave e të vaksinohen”, u shpreh Fico.

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino zbuloi dy bashkitë me mbulesën vaksinale më të mirë.

“Vihet re se së fundmi ka rritje të numrit të të vaksinuarve. Bashkia që ka mbulesën vaksiale me të mirë është bashkia e Gjiokastrës e pasuar nga ajo e Delvinës” u shpreh Bino.

.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here