“Më premtoi se s’do e rrihte më”. Ngashërehet djali i viktimave, zbulon detaje makabre nga krimi që tronditi vendin –

0
77


Të shtunën një krim makabër tronditi vendin, ku burri vrau gruan dhe më pas vrau veten.

Djali i dy viktimave në Divjakë deklaroi se mamaja e tij kishte ikur një javë në shtëpinë e prindërve të saj, pas konflikteve me të atin e tij, ndërsa ishte kthyer një ditë para ngjarjes. I riu pohoi se babai i kishte premtuar se nuk do ta ngacmonte më nënën e tij dhe se nuk po ziheshin. Kujtojmë se mbrëmjen e së shtunës burri vrau gruan dhe më pas u vetëvra.

INTERVISTA

Çfarë ndodhi mes prindërve të tu, që e detyruan mamin tend që të largohej nga shtëpie?

Ajo pati konflikte për punët e shtëpisë. Shkoi 1 javë te prindërit. Unë shkova ta merrja, me premtimin se s’do të bënin llafe më. E solla të premten, atë ditë shtynë mirë. Mu bë qejfi, se ishin mirë. Ata të nesërmen u bë kjo tragjedi e madhe.

Të shtunën patët një komunikim me babain?

Ai më tha; ‘s’do bëjë gjë më. Ik pa frikë’ më tha. Më pati premtuar që s’do më linte vetëm, po unë ku do rri më. Në orën 16:00 ika nga shtëpia. Dal nga lokali si gjithë të tjerët. Më marrin në telefon dhe më thonë; ‘hajde te shtëpia’. Ngjarja ndodhi në dhomë e tyre të gjumit. Kur e pashë tragjedinë, mora në telefon Policinë e Shtetit më ndihmoni.

Ka shkuar mami ndonjëherë në polici?

S’ka shkuar puna kurrë në polici, se do zgjidhej ndonjë gjë.

Ke pasur dijeni që babai ka pasur armë në shtëpi?

S’kam pasur dijeni për armën. Nuk kam vënë re asgjë. Se do rrija aty. E merrja mamanë dhe e çoja te babai i vetë. Babai më tha premtimin; ‘s’do e luaj, s’do i bëjë gjë. S’do të lë vetëm ty’. Kështu më tha. Ai e bëri këtë tani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here