“Mos u çudisni kur të arratisen të dënuarit nga…”. Klodiana Lala nxjerr foton dhe ngre ‘alarmin’, ua ça skandali –

0
25


Gazetarja Klodiana Lala ka publikuar një foto në rrjetin social Facebook dhe ka bërë një deklaratë tejet të fortë ku ngre dhe alarmin për ‘arratisjen e të burgosurve’.

Ajo shkruan se shumë pranë burgut 313 janë duke u hapur themelet për ndërtimin e një godine disakatëshe dhe sipas saj nuk do të ishte çudi që ndonjë i dënuar i rrezikshëm të hapë një tunel dhe të dalë në liri.

“Kjo gropa është hapur në themelet e burgut 313. Prisni ndonjë ditë kur të nxjerrë kokën ndonjë i dënuar. Një tunel dhe fap del në liri ndonjë vrasës apo grabitës i dhunshëm.

Babëzia këtu ska fund. Si mundet me u zaptu cdo cm tokë. Po si nuk latë një pëllembe vend për femijet që të kenë mundësinë të luajne në një park të gjelberuar? Na moret frymën nga betoni…

Foto bërë nga kati i 3 i gjykatës së Tiranës (dhoma penale)”-shkruan Klodiana Lala.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here