Nesër rikthehet Për’Puthen, zbulohen surprizat e sezonit të ri

0
48


Për’Puthen, programi që theu çdo rekord audience televizive, me 600 milion klikime në You Tube rikthehet të hënën në një sezon tjetër.

Pas një fushate të gjatë përzgjedhjeje, ku ka pasur më shumë se 10.000 aplikantë, më në fund kasti është gati për të nisur aventurën e tyre të dashurisë ne ekran.

Janë 16 djem dhe 5 vajza që do te ulen ne karriget e beqarëve, për të gjetur dashurinë e tyre, por edhe për të provuar një eksperiencë të jashtëzakonshme televizive!

Top Channel ia ka besuar sërish formatin autores Olsa Muhameti, nën prezantimin e Bora Zemanit, formacioni do të vijoje të jetë i njëjtë! 21-beqaret do të jenë vazhdimisht edhe këtë sezon nën analizat e Arjan Konomit.

Për’Puthen, programi që bashkoi dhe gozhdoi para ekranit të Top Channel shqiptarët anë e kënd botës, rinis nesër në orën 18:15 në ekran, dhe në orën 19:30 në kanalin zyrtar të You Tube.

.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here