Ngjarje tragjike në Vlorë! I ranë materialet në kokë, humb jetën në punë i riu

0
523

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë, ku një 36-vjeçar ka humbur jetën në punë. Policia bën me dije se shtetasi me inicialet M.B, ka humbur jetën pas një aksidenti teksa ishte duke ngarkuar materiale në një atuomjet.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak. Sot, rreth orës 14:11, në fshatin Skrofotinë, dyshohet se duke ngarkuar materiale në një automjet, aksidentalisht është dëmtuar dhe si pasojë ka ndërruar jetë, shtetasi M. B., 36 vjeç. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here