PAMJE TË RËNDA/ Qytetari dergjet poshtë gomave të kamionit

0
42

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Tiranë. Një qytetar është përplasur nga një kamion, pranë kthesës së Yzberishtit. Siç shihet edhe nga pamjet në vendngjarje ende nuk ka mbërritur ambulanca.

Nuk është hera e parë që kamionet e ndërtimeve që Veliaj u jep lejen pa u menduar dy herë bëhen shkaktarë të aksidenteve tragjike. Në çdo moment të ditës, pa respektuar oraret, kamionët lëvizin pa u shqetësuar fare.

Nuk ka informacion mbi gjendjen shëndetësore te qytetarit, por përplasja ka qenë tepër e fortë.

Përditësim: Qytetari ka ndërruar jetë.

Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 12:00, në vendin e quajtur “Misto Mame” Kombinat, mjeti kamion me drejtues shtetasin S. D., 51 vjeç, ka aksidentuar një biçiklist ende të paidentifikuar, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here