PD zbulon denoncimin e fortë/ Ja çfarë ka bërë qeveria

0
236

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka denoncuar në rrjetet sociale menaxhimin që qeveria bëri gjatë pandemisë, duke marrë shembull rimbursimet që janë bërë për ilaçet.

Sipas saj, gjatë pandemisë shqiptarët kanë shpenzuar 30 milion euro për ilaçe, por qeveria ka rimbursuar vetëm 231 mijë, as 1% të vlerës së harxhuar.

Tabaku thotë se kjo tregon se qeveria politikën e përdor jo për t’u shërbyer qytetarëve, por për t’u pasuruar vetë.

“Shqiptarët kanë shpenzuar 30 mln euro për ilaçe dhe mjekime gjatë pandemisë ndërsa qeveria i ka rimbursuar qytetarëve vec 231 mijë euro.

As 1% e vlerës së harxhuar nuk ka shkuar për të ndihmuar qytetarët.

Fytyra e vërtetë e një qeveria që politikën nuk e përdor për ti shërbyer qytetarëve por tu pasuruar vete, të braktisur dhe në fatkeqësi!

Jemi vendi me varfërinë më të lartë në rajon, dhe me pagat më të ulëta. Kjo nuk mund të jetë manyra se si qeveriset vendi ynë”, shkruan Jorida Tabaku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here