Plas grushti në Shkodër/ Tifozët e boksierëve përleshen me njëri-tjetrin

0
269

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër gjatë një ndeshjeje boksi mes Alban Beqirit të Tiranës dhe Arjon Kajoshit të Vllaznisë. Papritur tifozët e boksierët e ekipeve respektive janë përballur me njëri-tjetrin në parketin e pallatit. Duke komentuar situatën pas ndeshjes, trajneri i ekipit të Vllaznisë Zef Gjoni u shpreh se tifozeria është provokuar nga ekipi rival. “Nuk e kam gjyku unë ndeshjen, tifozët e Shkodrës kanë ndejtur në vendin e vet, ka vajtur dhe ka shajt tifozët me rop shpie, kjo nuk falet për atë që ka qenë pedagog në radhë të parë. Unë e kisha të fitum kampionatin, e kisha kryer misionin tem, ta fitonte kampionatin, kush po e pengon”- tha ai. Ndërkohë ndeshja është ndërprerë, për arsye se boksieri i Tiranës nuk pranoi të kthehet në ring.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here